Rama: Pa Thaçin e Veselin, s’mund të kishim Kosovë të pavarur dhe sovrane

Rama: Pa Thaçin e Veselin, s’mund të kishim Kosovë të pavarur dhe sovrane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përfunduar sot vizitën dyditore në Kosovë gjatë së cilës është takuar me krerët institucionalë dhe politikë.

Në një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës, i pari i Qeverisë shqiptare ka deklaruar se ka ardhur në funksion të nevojës kombëtare për bashkim, derisa propozim-aktakuzën e Speciales ndaj presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli e ka quajtur një fletë-rrufe e ngjashme me komunikatat e revolucionit kinez.

“Jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare për t’i dhënë një mbështetje të plotë të Kosovës dhe gjithë përfaqësuesve politikë të saj në kushtet kur ka ndodhur diçka e rëndë dhe plotësisht e padrejtë…Procesi i vështirë i pajtimit nuk është çështje e vetme ballafaqimit me të kaluarën përmes drejtësisë, por edhe ndërtimit të së ardhmes përmes politikës. Komunikata e ashtuquajtur për mua një fletë-rrufe e ngjashme me dy pika uji si komunikatat e revolucionit kinez, një shfaqje që e kemi përjetuar është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj përmban një arsye. Pavarësisht se publikimi i saj është i rastësishëm ose i qëllimshëm në prag të takimit në Shtëpinë e Bardhë, për të thënë se historia e kësaj Gjykatë Speciale nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces që lidhet me paqen”, tha Rama.

Lidhur me propozim-aktakuzën e Speciales kundër Thaçit e Veselit, kryeministri Rama ka thënë se askush nuk duhet ta harrojë atë që kanë bërë gjatë luftës.

“Thelbi si komb nuk lidhet me dy persona, e as me karrierën e tyre me të mirat dhe metat e tyre në kohë të paqes. E as me simpatitë dhe bindjen e tyre politike, por lidhet me njëra prej vlerave më të rëndësishme që ka krijuar kombi shqiptar e që vlera për luftën për çlirim që e ka bërë UÇK-ja. Ky është moment kur kemi një krizë disa planesh të shkaktuara nga kjo fletë-rrufe, por kemi një mundësi për të vënë në pah jo thjesht vlerat e luftës dhe atë që Kosova është viktima dhe jo agresori…  Pa këta dy emra të përveçëm nuk mund të kishim as Kosovën të pavarur dhe sovran e jo më dy shtëpi”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar foli edhe për dështimin e takimit të 27 qershorit në Uashington për shkak të anulimit të tij nga ana e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti për shkak të propozim-aktakuzës së speciales.


“Sigurisht që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm një përpjekje me shumë stacione dhe një mundësi për të çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e SHBA-së. Në këtë aspekt më vjen mirë të them që është privilegj të jesh në pozicionin që jam unë dhe të jepet mundësia për të kontribuar për vlerën historike të UÇK-së”, tha ai.

Kryeministri Rama ka folur edhe rreth përçarjeve politike në Kosovë, duke thënë se Shqipëria e ka detyrim për të mbështetur Kosovën pa kushte.

“Sot është një sprovë e madhe që kush flet shqip, se këtë ka gjuhën e nënës dhe këtë mos e përdorë pjesëtaren e kësaj bashkësie, përfaqësuesit e forcave të ndryshme të mos ndajë në patriot e tradhtarë, në të ndershëm dhe hajdutë. Nuk është ky rasti… Nuk erdha këtu për të bashkuar të gjitha partitë politike me një tryezë, se nuk është detyra e ime. E dyta, ky do të ishte një kapërcim të kuadrit etik se si duhet të veprohej. Asnjëherë nuk kam menduar mirë për këdo që duke e bërë rolin e kryeministrit është përpjekur t’iu tregoj tjerëve në shtetin tjetër se çfarë duhet bëjnë dhe si do të bëjnë. Shqipëria e ka detyrim për të mbështetur Kosovën pa kushte”, është shprehur Rama.

Ndryshe, vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë vjen pak kohë pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe ndaj nëntë të tjerëve për kinse krime lufte në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë prerazi se nuk do të jep mbështetje ndërkohë që nuk konfirmohet aktakuza kundër tij. Ai po ashtu e ka bërë të qartë se nuk ka kryer krime lufte për siç akuzohet dhe se nuk ka shkelur asnjë ligj përveç atij të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

 

Lexo edhe

error: