Rama ngushëllon familjarët e viktimës nga zjarri në Gjirokastër

Rama ngushëllon familjarët e viktimës nga zjarri në Gjirokastër

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër.

Rama në një postim në Facebook ka bërë të ditur se vazhdojnë pa pushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet e vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm.


60-vjeçari Andrea Haxhiaj ka ndërruar jetë pas zjarrit që ka përfshirë fshatin Asim Zeneli në zonën e Lunxherisë në Gjirokastër. Ai u dërgua në spital së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, i lënduar ka mbetur edhe një tjetër person.

https://fb.watch/79nIJntxJ5/

Lexo edhe

Video

error: