Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Rama në takim me deputetët socialistë: Kush nuk e ka arritur objektivin, t’ia lërë vendin dikujt tjetër

Rama në takim me deputetët socialistë: Kush nuk e ka arritur objektivin, t’ia lërë vendin dikujt tjetër

Paraditen e së hënës Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka takuar deputetët e Partisë Socialiste, nga ku edhe deklaroi se ata kandidatë për deputetë që nuk e arritën objektivin në zgjedhjet e 25 Prillit, duhet t’ia lënë vendin dikujt tjetër.

“Për mua nuk kanë rëndësi votat individuale që gjithsecili ka marrë, por realizimi i objektivit të numrit 12, fitores së Partisë Socialiste. Gara e brendshme duhet analizuar me kujdes, për ndeshjen e ardhshme. Por, 74 mandatet janë shumë më domethënëse, pas një mandati të dytë shumë të vështirë për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Mesazhi im i parë është të jeni gati për të nisur që tani përgatitjen e fitores në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe për zgjedhjet e vitit 2025. Të jeni gati për të analizuar ndeshjen e sapopërfunduar për të kuptuar se ku duhet të ndërhyjmë. Duhet të nisim një fushatë hapjeje të re në Partinë Socialiste, ku të hapim mundësitë për ata që duan të bëjnë pjesë në parti. Kush nuk e ka arritur objektivin, duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm riorganizimi duhet të ngrihet me shpejtësi për të orientuar këtë proces”, deklaroi Rama.


Kryeministri ftoi edhe deputetët socialistë që të bashkëpunojnë me Partinë Demokratike.

“Mesazhi i dytë është se sado të na sulmojë PD-ja, Shqipëria na ka dhënë mbështetjen e plotë për të udhëhequr, pa humbur kohë dhe energji me akuza dhe kundërakuza të përditshme. Energjitë duhet të jenë të tëra në dispozicion të vizionit ‘Shqipëria 2030’. Nuk kemi marrë mandat për të luftuar PD-në, por për të çuar përpara punët e mëdha. Duhet të jemi gati të bashkëpunojmë me demokratët kurdoqoftë që të jetë e mundur, pa e humbur toruan”, potencoi Rama.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: