Rama në SHBA për të kontaktuar me prodhuesit e vaksinave anti-covid

Rama në SHBA për të kontaktuar me prodhuesit e vaksinave anti-covid

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri”.

Kështu u shpreh sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili informoi se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për këtë qëllim.

“Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, tha Rama.


Më herët, kryeministri ka deklaruar se “Shqipëria po bën të gjitha përpjekjet për të garantuar vaksinat për COVID-19, pavarësisht çmimit të tyre”.

Rama ka nënvizuar se fillimisht do të fillojë vaksinimi falas i të gjithë kategorive më vulnerabël dhe pastaj ta shtrihet në të gjitha shtresat e popullsisë.

Ndërkohë, qeveria shqiptare ka paguar edhe kaparin prej 3.9 milion euro duke u angazhuar menjëherë në financimin nëpërmjet aleancës Gavi dhe instrumentit Covax për vaksinën antiCOVID. /ATSH/

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: