Rama në Moskë: Kosova u çlirua me SHBA-në, me Britaninë, me Perëndimin

Rama në Moskë: Kosova u çlirua me SHBA-në, me Britaninë, me Perëndimin

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme në bisedë me gazetarët në studion e improvizuar në Moskë, se marrëdhëniet me Rusinë i trashëguam të ngrira.

“Nuk ka pasur një telefonatë me Moskën që nga koha e prishjes me Bashkimin Sovjetik, kjo është e vërtetë”, tha ai i pyetur në lidhje me nivelin e marrëdhënieve.


Rama tha se “për sa i përket Rusisë ne e dimë mirë se kjo marrëdhënie tërësisht e ngrirë që ka qenë marrëdhënie  e trashëguar nga një qeveri në tjetrën pavarësisht demokrate, socialiste, ashtu sikundër e dimë shumë mirë se çdo zgjerim ka kufizimet e veta dhe ne nuk mund të shkojmë përtej këtyre kufizimeve jo sepse ne na e dikton dikush, absolutisht jo, por sepse interesi ynë strategjik është të qëndrojmë shumë fort të lidhur me ata të cilët janë qartësisht në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, jo thjesht të Shqipërisë, por të shqiptarëve”.

“Nuk do të ishte çliruar Kosova nga makthi shumëvjeçar i diktaturës, i diskriminimit poshtërimit të Beogradit me Rusinë. Kosova u çlirua me SHBA, me Britaninë, u çlirua me Perëndimin dhe ne duhet t’u qëndrojmë shumë fort disa pikave që janë të sigurta dhe të mos bëjmë eksperimente të pakuptimta me atë që është e sigurt. Por ka hapësirë për t’i shkrirë ato dhe për t’i dhënë mundësi vetes, për t’i vlerësuar në vijimësi në të ardhmen sepse në fund të fundit, Rusia nuk është armik. Besoj se Rusia nuk është as armik i Perëndimit. Unë besoj se Rusia  është një konkurrent kërcënues”, tha ai.

“Ne jemi të kyçur në një aleancë që për fat të mirë nuk na duhet ne të marrim vendimet e mëdha strategjike, por është barra e të tjerëve”, u shpreh kryeministri Rama./ATSH/

Lexo edhe

error: