Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka lutur qytetarët që të shmangin përdorimin e automjeteve gjatë pasdites dhe sugjerojmë që institucionet publike dhe private të lirojnë punëtorët më herët nga puna, për të shmangur trafikun e rënduar në orët e pasdites meqë parashihen shira me intensitet të lartë sikur dje.
Rama ka shkruar në Facebook se pas reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë pasdites së djeshme, kanë dal në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë në pikat kyçe, në mënyrë që të evitohen dëmet në raste të ngjashme.
Siguria e të gjithëve është prioriteti ynë kryesor prandaj jemi në terren në çdo kohë!
Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë) 080012233 dhe 080012244.
Lulzim Fushtica
Drejtoria e Shërbimeve Publike
Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
Krenar Xh Xhaferi
Malë Gashi
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a