Rama kërkon ndihmë nga BERZH-i për projektet në kryeqytet
Lexohet për: 1 min.
foto6
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilët përfaqësojnë shtetet anëtare nga Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika.

Ai me këtë rast prezantoi plane dhe projekte të ndryshme për transformimin e kryeqytetit, teksa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me BERZH për realizimin e projekteve në Prishtinë, duke kërkuar mbështetjen e tyre në këtë drejtim.

Kryetari Rama dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZH vizituan edhe ndërmarrjen publike lokale Trafiku Urban, ku u njohën me punën që po kryhet aty dhe diskutuan mbi planet për vazhdimin e reformimit të plotë të ndërmarrjes dhe linjave të autobusëve.



Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024