Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Rama: Ilir Meta duhet të shkarkohet, të riun e zgjedhim me opozitën

Rama: Ilir Meta duhet të shkarkohet, të riun e zgjedhim me opozitën

Paraditen e së hënës, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar deputetët e Partisë Socialiste (PS). Në këtë takim i pari i Qeverisë së Shqipërisë, ka caktuar objektivat e rinj për mandatin e tretë e ku spikat bashkëpunimin me opozitën dhe zgjedhjen e një presidentit konsensual.

Rama theksoi se me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Madje tha se Ilir Meta duhet të shkarkohet nga detyra e presidenti si një personifikim i antishtetit, siç tha ai i ndëshkuar nga populli më 25 prill.


Ai potencoi se shkarkimi i Metës nuk është në dorën e tyre por që thekson se do të bëjnë gjithçka që munden për të votuar në bllok shkarkimin e tij.

“Me Ilir Metën dhe me partinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet të shkarkohet nga detyra si një personifikim i antishtetit, i ndëshkuar nga populli në 25 Prill, një personazh grotesk që e turpëron Shqipërinë dhe çdo qytetar normal me praninë e tij në krye të Shtetit. Shkarkimi i Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të votuar në bllok shkarkimin. Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast do të konsultohemi me PD-në për emrin e Presidentit të ri”, tha Rama.

Lexo edhe

Video

error: