Rama i dhuron Gjukanoviqit ‘Çelësin e Qytetit’

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit”, presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Pas takimit të përbashkët në objektit e komunës, kryetari Rama i tha presidentit Gjukanoviq ta ndjejë veten në Prishtinë si në shtëpi.


Ndërsa, presidenti Gjukanoviq tha se ky çelës është një dhuratë e bukur simbolike për miqësinë mes dy vendeve.

Presidenti Gjukanoviq po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku takoi edhe krerët institucionalë të vendit.

Lexo edhe

Video