Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka lënë pa falënderuar edhe stafin e prapavijës së BE-së.
Një personel i tërë ishte i pranishëm prej ditësh në Shqipëri për të asistuar organizimin e ngjarjes historike të 6 dhjetorit, ndaj kryeministri shqiptar iu është shprehur mirënjohës.
“Faleminderit stafit të prapavijës së BE, i pranishëm prej ditësh në Shqipëri për të asistuar organizimin e ngjarjes historike të 6 dhjetorit”, ka shkruar Rama në Facebook duke ia bashkangjitur edhe një video.
Pas përfundimit të samitit mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama deklaroi se janë diskutuar disa projekte për të rinj. Rama po ashtu ka thënë se, nuk kemi pasur kurrë, ose së paku, nuk më kujtohet të kemi e pasur një tjetër president Këshilli apo Komisioni që kanë qenë si Charles dhe Ursula kaq të vendosur për të qenë avokat të rajonit për të nxitur dhe dhënë shtysë për rajonin dhe për tu siguruar që procesi që ne e dimë është mjaftë i vështirë.