Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dal me një deklaratë pas reagimeve të shumta të qytetarëve lidhur me testimin e rrugëve njëkahore që janë bërë sot në kryeqytet.
Rama ka thënë se ky testim dhe testimet e përparshme janë bërë me qëllim më të mirë të mundshëm për qytetarët e Prishtinës dhe qyteteve tjera të cilët punojnë dhe vizitojnë kryeqytetin.