Rama e Mehmeti marrin pjesë në certifikimin e personelit të FSK-së dhe Policisë për snajper

Rama e Mehmeti marrin pjesë në certifikimin e personelit të FSK-së dhe Policisë për snajper

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK),  Gjenerallejtënant  Rrahman Rama dhe Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti morën pjesë në certifikimin e personelit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për snajper.

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës ndërveprueshmërinë e tyre po e realizojnë në aktivitete konkrete me angazhime e trajnime të përbashkëta, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e taktike.


Ngritja e kapaciteteve profesionale  dhe taktike është prioritet i FSK-së, ku nga sot FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të  Policisë së Kosovës në fushën specialistike të shenjëtarisë, asete shtetërore këto që do të përdorën për të mirën e të gjithëve. 

Komandanti i FSK-së dhe Drejtori i Policisë së Kosovës vlerësuan lartë angazhimin e përbashkët në mbështetje të autoriteteve civile dhe ndërveprueshmërinë në mes dy institucioneve dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim edhe për aktivitete e trajnime të përbashkëta në fushën e sigurisë.

Lexo edhe

Video

error: