Rama: Do ta tërheq padinë ndaj Haradinajt

Rama: Do ta tërheq padinë ndaj Haradinajt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar sot se do tërheqë padinë ndaj ish kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Në konferencën e sotme për medie, pas qëndrimit dy ditor ne Kosovë, Rama tha se ka kërkuar të takohet edhe me ish-kryeministrin Haradinaj, të cilin e kishte paditur për shpifje.


Ai tha se në këtë takim do të diskutonte edhe për këtë çështje.

“Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve për të takuar ku dëshiron, si paditës që shkon tek i padituri besoj që nuk ishte ai që ulej për të më hapur derën. Për më tepër do doja të diskutoja edhe për këtë, që është shumë më e madhe se unë e Ramushi…Do të tërheq padinë se jo që është e vogël për mua, por për atë që është shumë më e madhe për mua e raporti mes nesh”, tha ai.

Lexo edhe

error: