Rama: Bullgaria ka marrë peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk pret të ndodhë zgjidhje në Bullgari sa i përket vetos bullgare ndaj hapave të mëtejmë të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Rama ka folur para gazetarëve në Bruksel, ku ka thënë se nëse një gjë e tillë do të zgjidhet, atëherë do të jetë motiv “për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendit të NATO-s për dy vende të NATO-s.

Rama ka thënë se krejt kjo po ndodh në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Evropës, ku 26 vendet e tjera po vështrojnë si yjet.

“Përkundër optimizmit të ngutur të disave, edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, pra ndërkohë që sigurisht nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s, në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Evropës, dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë dhe vështrojnë”, ka thënë Rama.

Sipas Ramës, është turp që një vend anëtar i NATO-s, mban peng dy vende të tjera, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që janë anëtare të kësaj aleance.

“Ne e dimë sepse në këtë rrugë kemi një kohë të gjatë dhe këtu kemi një Bullgari, atje është një Bullgari. Ndërkohë, ne nuk e ndryshojmë rrugën tonë. Dhe ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë Evropën në vendin tonë”, tha Rama.


Rama nuk është shprehur optimist për lajme të mira sot në Bruksel.

“Dje pati pak optimizëm, por ja ku jemi. Ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari”, përfundoi Rama.

Nga gazetarët, Rama është pyetu edhe për Kosovën sa i përket nismës Ballkani i Hapur.

“Ballkani i Hapur” është i hapur për të gjithë”, është përgjigjur Rama.

Në Bruksel mbahet sot konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor që i paraprin sesionit të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku pritet të vendosë për integrimin e vendeve të rajonit.

Shqipëria dhe Maqadonia e Veriut janë në pritje për hapje të negociatave por që janë të penguara nga Bullgaria.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.