Rama: Ballkani i hapur na dha shumë mundësi të reja

Rama: Ballkani i hapur na dha shumë mundësi të reja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili po qëndron në Shkup, bashkë me kabinetin e tij qeveritarë, gjatë fjalimit paralajmëroi samitin e radhës të BE-së, me vendet e Ballkanit Perëndimorë që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

“Ne takohemi në këtë mbledhje të dy qeverive, në aspektin e interesave tona për tu bërë pjesë e familjes së madhe të BE-së. Sot të dyja vendet tona kanë hapur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap shumë të madh përpara. Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimorë dhe ne do të jemi aty me të gjitha problemet dhe sfidat tona, të cilat janë të ngjashme me ato të vendeve të BE-së”, deklaroi Edi Rama, i cili gjatë fjalimit të tij, foli edhe për Ballkanin e Hapur.

“Besoj që Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes dhe për të kuptuar se si mund ta kapërcejmë të sotshme dhe për të projektuar të ardhmen, që të përfitojnë nga një hapësirë shumë të madhe se sa hapësira jonë e përvetshme gjeografike”, tha Rama.


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së RMV-së dhe asaj të Shqipërisë, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të lartë të mundshëm.

“I dashur Edi dikush nuk besonte, por ja ne bashkë po ecim në rrugën drejt integrimit evropian. Ju Edi por edhe Republika e Shqipërisë dëshmuat miqësinë e vërtet edhe gjatë anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Kemi qëllim të përbashkët, anëtarësimin në BE”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, duke shtuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dëshmojnë më së miri për një fqinjësi të mirë.

“Sot do të nënshkruajmë shumë marrëveshje dhe memorandume”, tha Kovaçevski./Alsat.M/

Lexo edhe

Video