Rama: Aeroporti i Vlorës gati në fund të vitit 2024 për t’u futur në testet e certifikimeve europiane
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë gati në fund të vitit 2024-shit për t’u futur në testet e certifikimeve europiane.

Përmes, një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Edi Rama derisa ka dhënë detaje për këtë, ka publikuar edhe disa pamje.

Ndërsa, ka treguar se ky aeroport do të presë pasagjerët e parë verën e ardhshme.

“Dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e çertifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Edi Rama.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024