Rama kujton 22-vjetorin e çlirimit të Prishtinës me një fotografi të UÇK-së

Rama kujton 22-vjetorin e çlirimit të Prishtinës me një fotografi të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka filluar ditën duke kujtuar 22 vjetorin e çlirimit të Prishtinës. Në shkrimin e tij të publikuar në “facebook” derisa ka uruar ditën e çlirimit, ka publikuar edhe një fotografi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Rama shkruan, “MIRËMËNGJES 😊 22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës ❤️”.


Sot mbushen 22 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.