Rakovica: KosovaPress lufton lajmet e rrejshme, sfidat tona gjatë pandemisë

Agjencitë e lajmeve nga 12 shtete të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Prishtinë, nën organizimin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress për të diskutuar për pandeminë COVID-19 dhe ndikimin e tij në media.

Nikoqirja e këtij organizimi, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Suzana Rakovica tregoi për vështirësitë që ka hasur KosovaPress në fillimet e pandemisë COVID-19.

Derisa tha se KosovaPress me gjitha mundësitë do të luftojë lajmet e rrejshme, pasi besimi në lajmet e vërteta për KosovaPress është i madh.


“Mënyrat e vetme kanë qenë fitimi i projekteve, po fatmirësisht kemi prodhuar videostorje për kohën e COVID-it. Kanë qenë tema për COVID, si kalojmë infermieret, policët, gazetarët por edhe shumë sektorë të tjerë. Përveç kësaj, ne kemi pasur edhe projekte të mëdha dhe KosovaPress brenda 3 muajve ka arrit të tejkalojë problemet. Duke pas parasysh se ne jemi privat, është dashur të punojmë dyfish më shumë se në kohën tjetër…KosovaPress me gjitha mundësitë dhe forcat e saj do të jetë ajo që ka qenë. Ne kemi besimin shumë të madh në lajme dhe klientët që na besojmë. Do të luftojmë që edhe qytetarët ta besojnë dhe anashkalojnë lajmet e rrejshme në rrjete sociale”, tha drejtoresha e KosovaPress-it, Suzana Rakovica.

Në punimet e Kuvendit të 29 të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive Ballkanike (ABNA), u theksua nevoja për lajmet e vërteta. Të njëjtat, sidomos në kohën e krizës si pandemia, u tha se janë dëshmuar në Agjencitë e lajmeve. Ndërkohë, u kërkua ndihmë më e madhe e institucioneve karshi tyre.

Kuvendi dhe konferenca e 29-të e përgjithshme e ABNA-së mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung dhe Swiss Agency for Development and Cooperation SDC.

Lexo edhe

Video