Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Rakiq thyen heshtjen zgjedhore

Rakiq thyen heshtjen zgjedhore

Kandidati për kryetar të veriut të Mitrovicës i Listës Serbe, Milan Radojeviq ka votuar në njërën nga qendrat në veri.

Radojeviq pas votimit tha se pret nga qytetarët ta konfirmojnë politikën që përkrahet nga Serbia në mënyrë që së bashku ta ndërtojnë të ardhmen më të mirë.

“Qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre, për politikën kontinuele. Gjatë këtyre 6 viteve politika e Serbisë, presidentit Vuçiq dhe zyrës për Kosovën, ka arritur të krijojë kushte të volitshme të sigurisë dhe të zhvillimit të qytetit, të infrastrukturës, në mënyrë që t’ua japim perspektiven dhe të ardhmen të rinjve. Pres që qytetarët sot ta konfirmojnë këtë politikë kontinuele në mënyrë që të na japin besimin që të vazhdojnë aty ku kemi mbetur që t’i vazhdojmë të gjitha projektet të cilat i kemi theksuar gjatë fushatës dhe që së bashku ta ndërtojmë të ardhmen më të mirë, që Mitrovica të jetë themel për mbijetesën e popullatës tonë në këto hapësira ”, tha ai.

I pyetur nga KosovaPress, nëse do t’i pranonte zgjedhjet nëse do të fitonin dy kundërkandidatët e tij, ai ka se një herë duhet të priten rezultatet e KQZ-së.


Kurse, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas votimit, ftoi të gjithë qytetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut që të dalin dhe ta votojnë kandidatin e Listës Serbe.

“Ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, dhe ta japin votën kandidatit të tyre, natyrisht duke respektuar të gjitha masat epidemiologjike…..pres fitore bindëse të kandidatit të Listës Serbe, Millan Radioviqit, mbështetjen të cilën e kemi nga shteti i Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq. Sot e kemi dëshmuar dhe të cilën do ta dëshmojmë gjatë ditës ku qytetarët të bashkuar po dalin në votime dhe po votojnë. Edhe një herë ftoj të gjithë qytetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut që të dalin sa më masovikisht, që të respektojnë masat anti-covid dhe ta votojnë kandidatin e Listës Serbe”, ka thënë ai.

Komuna e Mitrovicës Veriore ka mbetur pa kryetar nga muaji qershor, pasi Goran Rakiq nga Lista Serbe është emëruar zëvendës kryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, ndërsa Milan Radojeviq i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur, janë në garë për mandatin e kryetarit.

Në këtë komunë janë 7 Qendra të Votimit me gjithsej 27 Vendvotime, ku të drejt vote kanë 23,313.

Lexo edhe

Video

error: