Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Rajoni nis vaksinimin, por në Kosovë vetëm premtime që vaksinat do të vijnë së shpejti

Rajoni nis vaksinimin, por në Kosovë vetëm premtime që vaksinat do të vijnë së shpejti

Shqipëria dhe Serbia janë dy nga vendet e rajonit që tashmë kanë nisur vaksinimin kundër pandemisë COVID-19. Por i njëjti proces ende nuk ka nisur në vendin tonë, vetëm premtohet se shpejt do vijnë vaksinat dhe do nis vaksinimi kundër koronavirusit.

E për mënyrën e shpërndarjes së vaksinës për luftimin e COVID-it ka reaguar edhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i cili tha se bota ishte në prag të një “dështimi katastrofik moral” në shpërndarjen e vaksinave COVID-19, duke u kërkuar vendeve dhe prodhuesve të shpërndajnë dozat në mënyrë të drejtë në të gjithë botën.

Lidhur me këtë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se vendet e rajonit që kanë filluar vaksinimin kryesisht kanë disa doza simbolike të kësaj vaksine. Ai madje shpreh besimin e tij që edhe Kosova në afatin sa më të shpejt kohor do nis vaksinimin e qytetarëve të saj varësisht prej prioriteteve.

“Ato që kanë filluar nëpër vendet e rajonit mund të quhen simbolika, të jemi të sinqertë jo me kontingjent të mëdha asnjë shtet i rajonit, mund të kenë doza të caktuara në mënyrën se si i kanë marr ne e përcjellim komunikimin institucional dhe vaksinimi besoj që do fillojmë në afatin sa më të shpejt kohor me intensitet të lartë të shtrirjes dhe mundësisë së vaksinimit të qytetarëve tanë sipas prioriteteve”, tha ai.

Javë më parë në Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19, ka thënë se kanë marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500,000 dozave të kësaj vaksine. Ndërsa, Kosova në fillim të muajit dhjetor ka aplikuar tek mekanizimi COVAX, për sigurimin e vaksinave që do jepet falas për 20 për qind të popullatës, që në rastin e Kosovës i bie që falas të ofrohen 360 mijë vaksina.


Kurse, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka premtuar se me disa doza do të ndihmojë Kosovën e për këtë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se shteti i Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të BE-së, derisa shtoi se për dozat nga Shqipëria është në kontakt me homologen e tij shqiptare, Ogerta Manastirliu.

“Dozat të cilat edhe kanë ardhur apo nuk kam informacione në aspektin zyrtar duke se janë minimale, por ta shohim se si do konkretizohen këto çështje. Ne duke punuar në rrugët tona dhe mundësitë institucionale qeveria e Kosovës dhe MSh dhe shpresojnë që edhe nëse ata do kenë nevojë do jemi të gatshëm. Deklaratën (e OBSH për “dështim katastrofik moral”) që e kemi dëgjuar duhet të jemi human ndaj njëri-tjetrit. Pandemia është globale nuk i takon një zone të caktuar, kështu do funksionojmë siç kemi bërë deri më tani edhe në bashkëpunimin rajonal dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe me vendet evropiane”, theksoi Zemaj.

Përveç Kosovës, as në Maqedoninë Veriore nuk ka arritur asnjë dozë e vaksinës kundër koronavirusit. E gjatë ditës së djeshme kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev deklaroi se Serbia do e ndihmojë shtetit që ai udhëheqë me 8 mijë vaksina Pfeizer.

Ndërkohë, vaksinat e para nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pritet të arrijnë në muajin shkurt në Maqedoninë e Veriut, autoritetet e së cilës thonë se kanë rezervuar 833 mijë vaksina për imunizimin e 400 mijë qytetarëve.

Dozat e para të vaksinës Pfeizer Serbia i ka marrë më 24 dhjetor dhe deri më 16 janar janë vaksinuar 22 mijë njerëz, madje shteti serb i kishte sjell edhe disa doza për qytetarët serbë në veri të vendit. Serbia e ka miratuar edhe përdorimin e vaksinën kineze të quajtur Sinopharma.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: