Rahoveci në hapjen e “Ditës së bjeshkës shqiptare” në Valbonë

Rahoveci në hapjen e “Ditës së bjeshkës shqiptare” në Valbonë

Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe disa nga bodrumet e verës po marrin pjesë në hapjen e “Ditës së Bjeshkëve shqiptare”, në Valbonë – Tropojë. 

Mes kostumeve popullore, tingujve të çiftelisë dhe traditave të hershme, kjo festë ka për qëllim promovimin e vlerave natyrore, klimaterike, turistike dhe kulturore të zonës. 


“Bashkia e Bajram Currit u kujdes që gjithçka të shkonte sipas planit, që festa të kishte edhe këngën edhe vallen e Tropojës, ndërsa edhe ne komunat: Rahoveci, Deçani e Gjakova u kujdesëm për ushqimin e freskët dhe tradicional, verë e raki dhe për pasurimin e programit me këngë e valle tradicionale. Me ne ishte edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,  Rozeta Hajdari dhe kryetari i Shoqatës së Turizmit Malor të Kosovës, Skender Thaçi. Falënderoj Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, Rexhë Biberaj, ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, të cilët janë marrë me organizimin e kësaj ngjarjeje me rëndësi për ne, duke i falënderuar për përkushtimin e tyre dhe vullnetin e dëshmuar”-tha ndër të tjera Latifi. 

 “BAHHA ËINE”, “EKO ËINE”, “DAKA ËINE”, “KANTINËS DAFINA” dhe restaurant “NATYRA”,  sollën produktet e tyre në sofrën tradicionale.

Lexo edhe

Video