Rahoveci zgjidhet komuna më transparente në vend

Rahoveci zgjidhet komuna më transparente në vend

Top pesë komunat më transparente për vitin 2020 vlerësohet të jenë Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut.

Raporti “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” i publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), shpalos të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë̈ punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale.

Ismet Kryeziu drejtor ekzekutiv i KDI-së theksoi se transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike janë parakushtet kyçe për qeverisje të mirë dhe demokratike.


Ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi theksoi se transparenca është një nga shtyllat kryesore për qeverisje të mirë, derisa ka shtuar se si Ministri kanë hartuar dy projekte për avancimin e transparencës komunale.

Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti u shpreh se përkundër sfidave me pandeminë Covid-19 gjatë vitit 2020 kanë arrit t’i përmbushin indikatorët për transparencë komunale.

Ndërsa, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi theksoi se komuna të cilën e udhëheq ai viteve të fundit ka progres në rritjen  e transparencës falë angazhimit të zyrtarëve komunal.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: