Rahoveci fiton grant në vlerë 40 mijë euro

Rahoveci fiton grant në vlerë 40 mijë euro

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL), sot ka marrë njoftimin se Komuna e Rahovecit është përfituese e grantit në vlerë 40,000.00 euro, në thirrjen “Programi për Mbështetje për Projektet Infrastrukturore për Komunitete për Komunat e Republikës së Kosovës”.


Latifi ka shkruar në Facebook se do të angazhohen menjëherë për ta hartuar projektin kryesor ku do të përshihet ndërtimi i rrugëve me prioritet në pjesën e epërme të qytetit, e që do të financohet sipas vlerës së grantit, për ta shfrytëzuar në afat sa më të shpejtë.

Lexo edhe

Video