Rahimaj takon banorët e Karaçevës, i bindur që do ta fitojë Kamenicën pa balotazh

Rahimaj takon banorët e Karaçevës, i bindur që do ta fitojë Kamenicën pa balotazh

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka takuar banorët e Karaçevës së Epërme.

Me banorët aty Rahimaj thotë të jenë diskutuar problemet e kamotshme me të cilat ata janë ballafaquar. E ndër problemet kryesore për ta janë infrastruktura rrugore dhe papunësia.

Por me zgjedhjen e tij kryetar në Kamenicë thotë se investimet në infrastrukturë, kanalizimi dhe ndriçimi do të jenë prioritet në gjithë Dardanën.


Ai thotë se do të fitoj këtë komunë pa balotazh.

“Në fshatin Karaçevë të Epërme, isha për vizitë në shumë lagje bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal, Valentina Kastrati dhe Liridon Kastrati. Diskutuam me banorët për problemet e vjetra me të cilat ata ballafaqohen. Infrastruktura rrugore dhe papunësia mbeten problemet kryesore të cilat i preokupojnë banorët. Me qeverisjen e mirë e të ndershme Lëvizjes pas 17 tetorit, investimet në infrastrukturë, kanalizim dhe ndriçim do jenë prioritet në gjithë Dardanën. Numri 144❤️ është numri i fitores pa baltazh pas së cilës, bashkë punojmë, bashkë ndërtojmë, dhe bashkë e zhvillojmë vendin tonë. #BashkëQeversim”, ka shkruar Rahimaj.

Lexo edhe

Video

error: