Rahimaj i LVV-së: Di t’i mbështesim personat me aftësi të kufizuara

Rahimaj i LVV-së: Di t’i mbështesim personat me aftësi të kufizuara

Kandidati i LVV-së për kryetar të Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka zhvilluar një takim me Hyrmete Morina, drejtoreshë e HandiKOS në Dardanë.

Gjatë bashkëbisedimit Hyrmetja rrëfeu të gjitha problemet me të cilat përballen si organizatë jo-qeveritare e cila merret me Personat me Aftësi të Kufizuara në Dardanë.


Sipas saj, mbështetja institucionale dhe bashkëpunimi duhet të bëhet më efektiv në kuptim të përmirësimit të kushteve elementare si arsimi, punësimi si dhe rregullimi i infrastrukturës në përgjithësi.

“E kemi obligim si shoqëri në radhë e pastaj edhe si Lëvizje të jemi sa më afër këtij komuniteti me qëllim që personat me nevoja të veçanta t’i integrojmë sa më shumë në jetën sociale, politike dhe ekonomike. Lëvizja në programin e saj politik ka për qëllim t’i ndihmoj dhe të kujdeset për të varfrit, të dobëtit si dhe personat me nevoja të veçanta”, ka thënë Rahimaj në këtë takim.

Lexo edhe

Video

error: