Ragnick: Humbëm ndaj skuadrës më të mirë në botë

Ragnick: Humbëm ndaj skuadrës më të mirë në botë

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick pranoi se ka një hendek midis skuadrës së tij dhe asaj të Pepe Guardiolas pas humbjes së “Djajvë të Kuq” nga “Citizens” me rezultat 4-1 në Premier Ligë.

United udhëtoi në “Etihad Stadium” të dielën si i pamposhtur në 11 ndeshje në të gjitha garat, por nuk u mbajt kundër liderëve të Premier Ligës.

Kevin De Bruynes iu deshën vetëm pesë minuta për të ndryshuar rezultatin dhe u bë lojtari i parë që shënoi dy gola në edicion në derbin e Mançesterit që nga Sergio Aguero në prillin e vitit 2015, transmeton KosovaPress.


Rangnick vuri në dukje ndryshimin në cilësi midis skuadrës së tij dhe Cityt teksa shikon përpara në një periudhë të rëndësishme, me United që konkurron për top katërshen e tabelës.

“Unë mendoj se ne luajtëm një pjesë të parë të mirë, nëse jo shumë të mirë. Ne ishim konkurrues. Është e vështirë të pranosh një gol të hershëm,” tha ai për “Sky Sports” pas ndeshjes.

“Ne u kthyem, shënuam një gol të shkëlqyer, pastaj pësuam një tjetër në kundërsulm. Ishte një lojë shumë e vështirë kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Pësuam një golin katërt në minutën e fundit të lojës. Është një lojë e vështirë. kjo tregon se ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë për të mbyllur këtë hendek”.

“Të gjithë e dinë se sa të mirë janë City. Ata janë një nga ekipet më të mira në botë dhe ka një hendek mes dy skuadrave. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se duhet të fitojmë ndeshje. Kjo është një nga më të vështirat. Duhet të pranojmë se ata ishin ekipi më i mirë sot”, tha në fund Ragnick.

Lexo edhe

Video