Rafuna dhe Eroglu zotohen për organizimin e panaireve dhe forumeve ekonomike Kosovë-Turqi

Rafuna dhe Eroglu zotohen për organizimin e panaireve dhe forumeve ekonomike Kosovë-Turqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takim këshilltaren tregtare nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Kosovë, Gozde Eroglu, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin ndërinstitucional, si dhe atë në mes bizneseve të dy vendeve.

Sipas një njoftimi të OEK, bashkëbiseduesit shkëmbyen ide konkrete për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, duke tërhequr investimet e huaja direkte në vendin tonë si dhe për mbështetjen e bizneseve vendore për të investuar në shtetin turk.


Gjithashtu, kryetari Rafuna dhe këshilltarja Eroglu, u zotuan që përmes këtij bashkëpunimi të ndërsjellë të organizojnë takime B2B, panaire, konferenca dhe forume të përbashkëta ekonomike për rrjetëzimin e kompanive nga Kosova dhe Turqia.

 “Bizneset nga Turqia kanë qenë ndër investitorët e parë në Kosovë dhe tanimë kanë përvojë me tregun kosovar. Do të kërkojmë mënyra që t’i rrisim investimet dhe bashkëpunimin në mes bizneseve të dy vendeve tona”, u shpreh Rafuna.

Sipas njoftimit, të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej përmes takimeve të vazhdueshme ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe atyre të Turqisë, Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, si dhe të protagonistëve tjerë relevantë.

Lexo edhe

Video