Rafael Leao pezullohet, bën diçka të pabesueshme në Euro 2024
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Rafael Leao po lë gjurmë në EURO 2024, por jo ashtu siç synonte, pasi ylli i Milanit është pezulluar pas dy kartonëve të verdhë për simulim duke luajtur për Portugalinë.

Anësori kishte shpresuar të tregonte se çfarë është në gjendje të bëjë në turneun në Gjermani, por deri më tani paraqitjet e tij kanë qenë të dukshme vetëm për gjyqtarët në mënyrën e gabuar, raporton KosovaPress.

Atij iu dha kartoni i verdhë për simulim në fitoren hapëse ndaj Çekisë, pastaj sërish në ndeshjen e sotme kundër Turqisë. Akoma më e pabesueshme, të dy kartonët u shfaqën në minutën e 39’ të lojës.

Kjo do të thotë se me dy ndëshkime në ndeshjet hapëse, Rafael Leao tani do të pezullohet për ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit, kur Portugalia të luajë me Gjeorgjinë e Kvicha Kvaratskhelia më 26 qershor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024