Radojçiq shfrytëzon mediat e Vuçiqit për të kërcënuar serbët e Kosovës

Radojçiq shfrytëzon mediat e Vuçiqit për të kërcënuar serbët e Kosovës

I sanksionuari nga ShBA dhe i kërkuari nga autoritetet e Republikës së Kosovës, kreu i grupit kriminal serb, Milan Radojçiq, njëherësh nënkryetar i Listës “Srpska” përmes një video në të cilën pretendon se e ka xhiruar nga territori i Kosovës është paraqitur i dëshpëruar dhe me tone kërcënuese.

Pas humbjes së përkrahjes nga qytetarët serbë për shkak te aktiviteteve të tyre kriminale dhe dështimit për organizimin e disa provokimeve kundër Kosovës Radojciq është munduar që të kërcënojë serbët cilët më nuk i binden grupeve kriminale dhe të cilët tashmë e kanë kuptuar se me vite janë përdorur vetëm si instrument politik nga Beogradi dhe grupet e tij kriminale me në krye vetë Radojçiqin.

Paraqitja e Radojçiq, gjuha e mediave serbe si Alo, Kosovo Online dhe të gjitha mediave tjera të kontrolluara nga Beogradi të cilat me ditë të tëra kanë terrorizuar opinionin publik në Serbi me tituj lufte për Kosovën, janë vazhdimësi e gjuhës kërcënuese të përdorur nga krerët serbë Vuçiq, Vulin, Petkoviq.


E lidhur me këtë ka reaguar edhe eksperti britanik i për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, Daniel Smith.

“Milan #Radojcic, kreu i grupit kriminal 🇷🇸 i sanksionuar nga #SHBA 🇺🇸 dhe i kërkuar nga drejtësia e #Kosovës 🇽🇰 për një sërë krimesh, është shfaqur nga kufiri me #Serbinë me një gjuhë kërcënuese. Njëlloj si shefi i tij #Vuçiq dhe mediat e tij, që janë në shërbim të 🇷🇺!”, ka shkruar ai në Twitter.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.