Radio Gjakova shënon 45-vjetorin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Radiostacioni lokal i Gjakovës “Radio Gjakova” sot shënon 45-vjetorin e nisjes së punës.
Qyteti i Gjakovës i njohur për traditën në fushën e arsimit dhe kulturës ndër shekuj, në fund të viteve të shtatëdhjeta të shekullit 20 u pasurua me mediumin e parë radiofonik “Radio Gjakovën”, themeluar nga Kuvendi i Komunës.
“Radio Gjakova” filloi të dëgjohet në eter më 9 nëntor 1979 si medium i parë i informimit lokal në Gjakovë. Qe nga ajo ditë, zëri i “Radio Gjakovës” u bë pjesë e pandashme e përditshmërisë gjakovare, duke pasqyruar në mënyrë të denjë dhe të besueshme realitetin dhe rrjedhën e ngjarjeve në komunë deri më 1991 kur nga forcat serbe u dëbuan me dhunë nga puna, duke u imponuar qytetarëve të Gjakovës, me afro 97 % shqiptarë, radio program në gjuhën serbe.
Me hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe të UÇK-së, më 14 qershor 1999, Radio Gjakova ishte radio e parë në Kosovë që rifilloi punën duke i dhënë kështu popullatës një ndihmesë të madhe në të gjitha drejtimet, në fazën e emergjencës.