Raci: Vendimi i Gjykatës kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në Dollc

Beteja e qytetarëve dhe e Asamblesë Komunale të Klinës për kundërshtimin e fabrikës së çimentos në Dollc ka marr epilog edhe nga Gjykata e Themelore e Prishtinës.

Aktvendimi i Gjykatës i jep të drejtë vendimit të Asamblesë Komunale për kundërshtimin e ndërtimit të fabrikës së çimentos nga “Ëallingford International Kosova” L.L.C në Dollc të Klinës.

Këtë vendim të Gjykatës, të martën e kanë prezantuar në një konferencë për media Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë.

Udhëheqësi i banorëve që po e kundërshtojnë fabrikën , Veton Raci theksoi se Gjykata i ka dhënë të drejtë Asamblesë Komunale që të anulohen të gjitha pëlqimet dhe dokumentet tjera urbanistike të cilat janë dhënë lidhur me guroret për furnizim me lëndë të parë për fabrikat e çimentos në Klinë.

“Aktvendimi i Gjykatës i jep të drejtë vendimit të Asamblesë Komunale në Klinë dhe i bie praktikisht që vendimi i kësaj asambleje është i plotfuqishëm dhe është obligues për komunën që të zbatohet. Ky vendim i asamblesë vlen të theksohet: anulohen të gjitha pëlqimet dhe dokumentet tjera urbanistike të cilat janë dhënë lidhur me gurorë për furnizim me lëndë të parë për fabrikat e çimentos”, tha Raci.


Për më tepër, Raci ka kërkuar që pezullimi të shndërrohet në vendim për anulimin e pëlqimit mjedisor.

Po ashtu Raci ka kërkuar nga kryetari i komunës së Klinës të shkarkojë Lorenc Marlekaj dhe drejtorin aktual të Urbanizmit, Enver Berisha, i cili ka nxjerr vendim për lëshimin e lejes për ndërtimin e fabrikës së çimentos.

Sipas Racit, qytetarët tri vjet më parë i kanë diktuar parregullsitë për dhënien e pëlqimeve mjedisore nga institucionet për kompaninë e çimentos.  

Ai theksoi se peticioni i qytetarëve të Klinës kundër ndërtimit të kësaj fabrikë ka mbërritur deri në 3000, si dhe kanë përkrahje edhe nga komunat e tjera të cilat janë shqetësuar nga ndotja e ambientit./A/ Drenica/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video