Qytetari nga Vitia dorëzon në polici portofolin e gjetur

Qytetari nga Vitia dorëzon në polici portofolin e gjetur

Një qytetar nga fshati Pozhoran i Vitisë, Adnan Zuka-41 vjeçar, me profesion shofer në një fabrikë të bukës, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në fshatin Greme të Ferizajt.


Sipas Policisë, portofoli i përkiste Besim Zenunit, i moshës 25 vjeçar, punëtorë fizik nga fshati Gackë të  Ferizajt.

“Ai menjë herë  ka njoftuar policinë  dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në  Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të  pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë dhe letërnjoftimi i RKS-së. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin Adnan Zukën për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në  stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.

Video

error: