Qytetarët tregojnë pritjet e tyre për këtë vit, optimistë që do të zhduket COVID-19
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ndërrimin e motmoteve qytetarët e Kosovës e festuan kryesisht në gjirin familjar. Ndërsa, në ditën e parë të vitit 2022 disa prej tyre  kishin zgjedhur  sheshet e kryeqytetit për t’i kaluar momentet e para të këtij viti. Dikush me familjar e dikush me shoqëri, por të gjithë shprehin dëshirën që viti 2022 të jetë më i mbarë në ekonomi e politikë, derisa shpresojnë që edhe lufta me pandeminë COVID-19 të marr fund.

Pranë mbesave e familjarëve të tjerë kalimin nga viti 2021 në atë 2022 e ka pritur mbrëmë edhe Bajram Begolli, i cili beson shumë që në këtë vit do të ikë pandemia COVID-19 dhe Kosova do shënojë rritje ekonomike.

“E mrekullueshme në gjirin familjarë, pak kitarë, pak çifteli edhe me mbesat duke lozur shumë i mirë ka qenë… Viti 2022 ka me pas ndryshime se besoj që edhe COVID-i do të ikë që ka qenë një e keqe për gjithë botën edhe e dyta ka filluar ekonomia e vendit të përparojë dhe të ecë. Sivjet kemi pasur ngritje dyshifrore në eskport që është një lajm shumë i mirë për ekonominë e vendit tonë sepse kur nuk ka ekonomi të mirë nuk ka as jetë të  mirë”, theksoi ai.

Edmond Kristo  nga Shqipëria kishte zgjedhur që ndërrimin e motmoteve ta festojë në Kosovë. Ai për KosovaPress ka uruar që këtë vit të përfundojë beteja me pandeminë COVID-19.

Ndërsa, për Kosovën dhe Shqipërinë uroi të që jenë pranë njëra-tjetrës, pasi sipas tij, dy vendet janë më të forta së bashku.

“Të zhduket pandemia edhe suksese të dyja vendeve shqiptare dhe të Kosovës të jemi sa më parë njëri-tjetrit dhe sa më bashkë dhe kjo do të na bëjë më të fortë…Për mua është e rëndësishme  bashkimi i zemrave dhe i gjuhës që kemi pastaj gradualisht do të vijë gjithçka”, theksoi Kristo.

E një qytetar i cili nuk dëshiroi ta bëjë të ditur emrin e tij shpreson që viti 2022 do të sjellë përmirësime në çdo aspekt, derisa thekson nevojën për përmirësim në aspektin politik dhe ekonomik.

“Në të gjitha aspektet e jetës besoj duke ia nisur nga politika se po më duket se është katastrofë, ekonomia jemi ende më zi, inshalla bëhet mirë, inshalla kemi shëndet”,  tha ai.

E javëve të fundit kur Kosova po përballet me krizë energjetike, madje edhe me reduktime të rrymës, regjisori, Visar Bajgora uron që këto telashe mos t’i ketë në vitin 2022.

Por thekon nevojën edhe për përmirësime në drejtësi dhe  arsim.

“Presim shumë më shumë se viti i kaluar… Vetëm një kualitet të jetës me pas më të mirë, gjërat elementare, energji, ujë, rrymë e arsim, drejtësi, nuk duhet asgjë më shumë”, u shpreh Bajgora.

Ndërsa Mentor Begolli pret që 2022-ta të sjellë begati në çdo sferë të jetës.

“Pres diçka më të mbarë e vit më të begatshëm për të gjithë…në të gjitha sferat e jetës”, u shpreh ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024