Qytetarët të çliruar që u shmangën zgjedhjet: Institucionet të merren me pandeminë dhe ekonominë

Qytetarët të çliruar që u shmangën zgjedhjet: Institucionet të merren me pandeminë dhe ekonominë

​Qytetarët janë të kënaqur që deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën presidentin e ri të vendit dhe Kosova nuk shkoi në zgjedhje të tjera.

Të pyeturit nga KosovaPress në sheshin kryesor të Prishtinës thonë se tash pas 20 viteve presin ndryshime pozitive. Madje, njëri ndër ta përgëzoi edhe LDK-në që bëri kuorumin për zgjedhjen e presidentit.

Qytetarët tani presin që institucionet të përqendrohen te lufta ndaj pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike

Megzon Kajtazi nga Prishtina tha se po pret një ndryshim të mirë, si nga ana Qeverisë si dhe nga ajo e Presidencës.

“Mbas 20 vite i kemi të gjitha partitë tjera tash po e presim një ndryshim më të mirë, tash shpresojmë një ndryshim më të mirë për vendin si nga ana qeveritare si nga ana presidentit tash presim një ndryshim më të mirë të shohim tash”, tha ai

Leart Kajtazi tha se është i kënaqur qe vendi nuk ka shkuar në zgjedhje por njëkohësisht edhe me LDK-në që i bëri kuorumin për zgjedhjen e presidentit. Ai u shpreh se pret që tashmë t’i kushtohet rëndësi luftimit të pandemisë dhe zhvillimit ekonomik.


“Unë pres shumë nga zgjedhja e Presidentes dhe jam shumë i kënaqur që vendi nuk shkoi në zgjedhje. Po ashtu jam i kënaqur edhe me LDK-në që e ka bërë kuorumin dhe është zgjedh presidenti. Shpresoj që të bëhet më mirë dhe të punohet sidomos në këtë situatë në të cilën ndodhemi që është gjendja e pandemisë t’i kushtojnë shumë më rëndësi zhvillimit ekonomik dhe luftimit kundër virusi”, tha ai.

Armend Tarani tha kjo zgjedhje është dashur të ndodhtë më herët, ai uroi presidenten dhe tha se pret që të vijnë ditë më të mira tani e tutje.

“Se pari e uroj edhe është mirë që është vetëdijesuar ky popull në fund të fundit zgjedhje me vend që është dashur shumë më herët me ndodh kjo por nuk është kurrë vonë. 4:23 Presim ditë të mira përpara të shkojë ky popull edhe secili të punojë në profesionin e vet mdhe të klasifikohen ashtu si e meritojnë, se deri në këtë kohë ka pas shumë padrejtësi kemi vuajtur na edhe si intelektualë edhe si punëtorë të thjeshtë”, tha ai

Irfan Arllati nga Gjakova tha se më në fund do të na udhëheqin njerëz të shkolluar. Ai uroi Presidenten dhe kryeministrin Kurti.

“Sot e përshëndes së pari Vjosa Osmanin ja uroj postin e ri edhe shpresoj që tash e tutje që Kosova të udhëhiqet nga njerëz të ditur e jo siç është udhëheq që 20 vite pas luftës me njerëz që nuk i kanë as 8 vjet shkollë, urime presidentes, urime kryeministrit Albin Kurti veç përpara ta pastrojmë këtë Kosovë”, tha ai.

Ndryshe, Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës me 71 vota pro dhe do të ushtrojë mandat 5-vjeçar.

Lexo edhe

Video

error: