Qytetarët e Kosovës nuk presin që nesër në Ohër, të nënshkruhet plani i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe as plani i zbatimit.
Megjithatë, theksojnë se në takimin e nesërm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili mbahet me ndërmjetësimin e BE-së, mund të ketë gojarisht pajtime.
Para takimit të Ohrit në Kosovë qëndroi në vizitë dy ditore dërguarin e posaçëm të ShBA-së për dialogun, Gabriel Escobar, i cili së bashku me presidenten Vjosa Osmani thanë se presin rezultate pozitive.
Qytetarët thonë se Vuçiq dhe Serbia duhet ta pranojë shtetin e Kosovës, pasi nuk ka zgjidhje tjetër.
Burhan Kavaja tha është shumë e vështirë mbas gjithë atyre negociatave të cilat janë zhvilluar që të dalim prej ati takimi pa ndonjë marrëveshje. Sipas tij, marrëveshje do të ketë por jo të nënshkruare sepse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tashmë e ka të mësuar popullin e tij qe 10 vite që “Kosova është Serbi”, dhe tani e ka më se vështirë të ndahet nga gjithë ato premtime.
Edhe qytetari nga Podujeva, Shaban Jupolli, tha se nënshkrime për këtë marrëveshje nga ana e Kosovës, nuk do të këtë, por kryeministri Albin Kurti e ka pranuare këtë marrëveshje që në takimin e parë.
Kurse, Xhavit Zeka nuk ishte i pajtimit me kryeministrin Kurti sepse sipas tij, këto ishin vetëm lojëra dhe gënjeshtra, kinse nuk dua ta pranojë marrëveshjen.
Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të zhvillojnë nesër takimin e radhës në Ohër për zbatimin e Planit të BE-së për dialogun dhe aneksin për zbatimin e tij.