Qytetarët mirëpresin masat e reja për kalimin në pikat kufitare

Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuese. Qytetarët i kanë mirëpritur masat e reja, mirëpo thonë se për ta nuk ka paraqitur problem vaksinimi me tri doza. Me vendimin e ri, çdo person që hynë në Kosovë duhet të posedojë certifikatën me dy dozat ose një të shoqëruar me testin PCR negativ.

Në pikën kufitare në Merdare edhe këtë të shtunë ka pasur bashkatdhetarë të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë. Arsim Zogjani tregon se është imunizuar me tri dozat e vaksinës dhe se masat për të nuk paraqesin problem.

“Mire shume. Unë i kam marr tri vaksinat, gruaja dhe cikat dy. Sot kam ardh nuk ka qenë kurrfarë problemi sepse të tri dozat i kam marr”, ka thënë ai.

Edhe Ramë Tahiraj i cili jeton në Kosovë për KosovaPress thotë se pajtohet me vendimin e ri.


“E vlerësojmë mirë se shumica e njerëzve e kanë marr vaksinën e tret. Mu personalisht nuk me ka shkaktuar problem unë i kam dy isha shku e kisha marr edhe tjetrën edhe e kisha zgjidh këtë problem”, ka thënë ai.

Ndërsa, Elvis Sejdiu thotë se lehtësimi i masave atakon më shumë bizneset.

“Ma mirë është vendimi i parë me tri vaksina ose me dy vaksina edhe me test. Qeveria pakëz e ka bë problem për punën, për gastronomi se unë punoj kamerier në një restaurant e kemi problem, shumë herët po mbyllet nuk na ka pëlqye”, u shpreh ai.

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja, ku ora policore do të fillojë nga 00:00 deri në ora 05:00, ndërkaq gastronomia do të punojë deri në orën 23:00. Vendosja e maskës është e obliguar vetëm në ambiente të mbyllura.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.