Qytetarët kërkojnë  nga shteti t’iu sigurojë ekzistencë ekonomike në këtë kohë pandemie

Qytetarët kërkojnë  nga shteti t’iu sigurojë ekzistencë ekonomike në këtë kohë pandemie

Përkundër shpalljes së gjendjes emergjente për shëndetin publik dhe infektimit të 91 personave me koronavirus në Kosovë, qytetarët gjatë kohës së lëvizjes nëpër rrugë sipas orarit të lirisë së kufizimit, nuk po i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

IKSHP dhe MSH kanë rekomanduar qytetarët të qëndrojnë në distancë sociale deri në dy metra, të mos dalin më dy shumë persona në grupe, por këto të fundit sikurse edhe bartja e maskave dhe dorëzave shumë pak po gjejnë zbatim.

Të shumtë ishin ata qytetarë që thonë se vendimet e qeverisë për kufizim të lëvizjes dhe për shpallje të gjendjes emergjente, nuk janë të duhura.

Sipas tyre kur një shtet vendos të kufizojë lëvizjet e qytetarëve, duhet t’ia sigurojë edhe një ekzistencë minimale ekonomike. Por kishte edhe nga ata që masat e qeverisë i konsiderojnë efikase dhe kërkojnë respektimin e plotë të tyre.


Pensionisti Bajram Kastrati thotë se vendimet e qeverisë nuk janë adekuate, sipas tij qeveritarët që kanë dhënë këtë vendim kanë pagën 2 mijë euro, andaj nuk iu pengon ndalimi apo kufizimi i lëvizjes.

Edhe qytetari tjetër Agim Shala kritikon partitë politike se nuk po bëjnë sa duhet për popullin në këtë kohë pandemie. Ai thotë se udhëheqësit e shtetit të Kosovës edhe po të jenë në dijeni se populli vdes nga uria, nuk do të ndërmarrin asgjë.

Ndërsa, Viktor Rexhepi thotë se po mundohet si qytetar të respektojnë vendimet e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Edhe Bajram Sylejmani, thotë se rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19 po i respekton, ndonëse e pranon se mbyllja në shtëpi është bërë e mërzitshme.

Lexo edhe

error: