Qytetarët e vlerësojnë të vonuar heqjen e pagesës për hyrje në QKUK

Qytetarët e vlerësojnë të vonuar heqjen e pagesës për hyrje në QKUK

Nga sot hyrja në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të jetë falas. Ky vendim u mor nga drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, e që do të përfitojnë të gjithë pacientët dhe përcjellësit e tyre që vijnë në këtë institucion.

Ky vendim ka evituar edhe pritjet që janë bërë para laurave.

Por kishte prej tyre që nuk ishin të informuar për këtë vendim, andaj provonin edhe procedurën e rregullt të laurave.

Halil Fazliu, njëri ndër qytetarët që pati fatin të hyjë pa pagesë, thotë për KosovaPress se ky vendim ka qenë dashur të merret qysh në fillim të pandemisë, pasi shoferët kanë shpenzuar shumë që nga ajo kohë.

“Mirë është prej 13 marsit me e hekë këto krejt jo tash ende me pas kësi probleme të tjera se po thonë që po ndihmojnë një popullit e këndej nga 1 euro po i merr. Pastaj me të humb kjo 5 euro t’i marrin kështu që mirë paskan ba shyqyr zoti ja paska qellu dikush mbas 80 vjete çlirim” u shprehë Hamit Fazliu


Edhe qytetari tjetër Shqipërim Gashi mirëpret këtë vendim, por thotë se është i vonshëm.

Normal që është lehtësim se kërkush nuk vjen për qejf gjithkush vjen për një zor edhe që në start paguan 1 euro tash najkush ka po shumica e popullit pe dimë në çfarë situate jemi. Shumë është lehtësim u deshtë shumë ma herët me i lirua krejt hapësirat publike”, tha Shqiprim Gashi.

Një qytetar tjetër thotë se përveç që kanë shpenzuar, janë detyruar edhe të presin në kolona kohë të gjatë.

“Ma mirë është mu hap na ka ra me pritë ka një gjysmë ore deri sa u hap deri sa u pagua, nuk është ai problem që e paguan 50 cent ose 1 euro po ma mirë është që u hapë se edhe këtu kanë bërë hajni”, tha ai.

Nuk dihet se deri kur do të zgjasë kjo hapje e hyrje-daljeve, por ky ka qenë vendim i duhur dhe siç duket edhe lehtësim i madh për qytetarët të cilët e kanë pritur shumë mirë vendimin.

Lexo edhe

Video

error: