Qytetarët bëjnë përgjegjës tregtarët dhe qeverinë për rritjen e çmimeve

Qytetarët bëjnë përgjegjës tregtarët dhe qeverinë për rritjen e çmimeve

Për rritjen e çmimeve në Kosovë, më së shumti përgjegjës janë tregtarët në bazë të një hulumtimi publik të bërë nga PIPOS me 1050 respodentë, të prezantuar  në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

36.5 për qind e respodentëve kanë thënë se për rritjen e çmimeve përgjegjës janë tregtarët.

33.2 për qind e tyre, përgjegjës për rritjen e çmimeve e shohin qeverinë.

13.3 për qind e qytetarëve të anketuar thonë se rritja e çmimeve është përgjegjësi e qeverive të mëparshme të Kosovës.

Ndërsa, 13.2 për qind e të anketuarve thonë se rritja e çmimeve është thjeshtë çështje botërore në të cilën askush në Kosovë nuk duhet të mbajë përgjegjësi. Kurse, ata që janë përgjigjur me “nuk e di/refuzoj” janë 3.8 për qind e të anketuarve.


Sa i përket asaj se kush duhet të ndërmarrë masa për të zgjidhur çështjet e shtrenjtimit, shumica e qytetarëve thonë se është qeveria, apo konkretisht 63.2 për qind e respodentëve.

16.9 për qind e të anketuarve thonë se qytetarët duhet të ndërmarrin masa për të zgjidhur çështjet me shtrenjtimin, raportoi Klan Kosova.

Se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë masa për ta zgjidhur çështjen e shtrenjtimit mendojnë 11.6 për qind e të anketuarve.

Kurse, vetëm 2.8 për qind e të anketuarve thonë se është opozita ajo që duhet të ndërmarrë masa për të zgjidhur këtë çështje për shtrenjtimin e çmimeve.

Ndërsa me “nuk e di/refuzoj” janë përgjigjur 4.1 për qind dhe “tjetër” janë përgjigjur 1.4 për qind.

Lexo edhe

Video