Qytetarë të shumtë në Prekaz, vlerësojnë sakrificën e familjes Jashari

Në 23-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari.

Qytetari Sylë Dervishi thotë për KosovaPress, se vjen në këtë vend çdo 5 mars për të përkujtuar sakrificën e familjes Jashari, pasi me flijimin e tyre u fitua liria dhe pavarësia e Kosovës.

Dervishi: Prekazi, vend ku shpirti të pushon

Video:

“Jam në Prekaz çdo përvjetor dhe çdo festë të lavdishme duke përkujtu sakrificën e familjes dhe gjithë atyre të rënëve për liri. Është një vend që shpirti të pushon pasi dihet me flijimin e tyre dhe vazhdimin e luftës së UÇK-së e fituam edhe lirinë, pavarësinë dhe sot jemi të lirë me ardh këtu”, pohon ai.

Nga Zvicra për të bërë homazhe në Prekaz ka ardhur Burim Berisha, i cili thotë se familja Jashari ka dhënë shumë për Kosovën, por shteti ka bërë pak për ata.

Berisha: Jasharët kanë dhënë shumë për Kosovën


Video:

“Jam mërgimtar, jetoj në Zvicër dhe kemi ardh vetëm të bëjmë homazhe këtë 5 mars të Epopesë së Jasharëve….është një ditë shumë e veçantë edhe për shkak të ndjenjave se kjo ditë është kanë e vështirë në atë kohë kur Jasharët kanë luftu…këta kanë dhënë shumë për këtë vend, por është bërë shumë pak për këta. Sidomos qeveria dhe shteti”, deklaron ai.

Ndërkaq, mërgimtari tjetër, Avni Isufi i cili banon në Gjermani, por me prejardhje është nga Skenderaj, thotë se familja Jashari çdoherë duhet respektuar.

Isufi: Shteti duhet të bëjë më shumë

Video

“Kam ardh me bërë homazhe Jasharëve këtu, jemi edhe afër. Kusherinjë të tyre…shteti duhet të bëjë më shumë të angazhohet sepse shumë njerëz e kanë humbur jetën dhe duhet më shumë me punu”, thotë ai.

Më 5-6 dhe 7 mars të vitin 1998 komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari dhe familja e tij u flijuan në ballafaqim me forcat okupatore serbe./E.Zeqiri/

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: