Quni premton linjë të veçantë buxhetore për socializmin dhe edukimin e fëmijëve të komuniteteve në Prizren

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të parin e Prizrenit, Anton Quni ka vizituar sot qendrën e risocializimit të fëmijëve rom, ashkalinjë dhe egjiptian “Concordia Tranzit”, në lagjen Arbana.

Aty Quni premtoi linjë të veçantë buxhetore për të ndihmuar edukimin dhe arsimimin e këtyre fëmijëve në mënyrë që siç tha ai, t’iu krijohen kushte që të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë.

“Me bashkëpunëtorët e mi patëm kënaqësinë të vizitojmë hapësirat e Concordia-s, të dëgjojmë prezantimin, ecurinë e punës, natyrën e punës, problematikat me të cilat sfidohen. Po ashtu, edhe me Krenarin, morëm njohuri sesi fëmijët këtu ndërtojnë perspektivën e tyre. Flasim për komunitetin, i cili ballafaqohet me shumë probleme sociale e një ndër to është edukimi dhe arsimimi i tyre, ku nën përkujdesjen e Concordia-s, fëmijët edukohen, arsimohen dhe marrin njohuritë elementare, të cilat iu krijojnë parakushte të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë tonë”, tha ai.


Gjatë kësaj vizite, pretendenti për të parin e Prizrenit pa nga afër kushtet dhe ambientin ku ata zhvillohen, ndërkohë që shprehi përkrahjen e tij të plotë për fëmijët.

“Të jeni të bindur se do t’iu trajtojmë me prioritet. Për të gjitha ato vështirësi që i paraqitët do të angazhohemi të gjejmë zgjidhje të mira dhe pse jo edhe një linjë buxhetore të veçantë për angazhimet tuaja. Dëgjova edhe për vizionin e juaj për në te ardhmen, nuk janë vetëm grupmoshat deri në moshën 15 vjeçare, por si t’i risocializojnë edhe moshat mbi 15 vjet. Do ta keni përkrahjen tonë të plotë”, tha Quni.

Kandidati i LDK-së për të parin e Prizrenit do të zhvillojë gjatë ditës së sotme edhe takime të tjera, ku në orën 16 do të takohet edhe me veteranët e Koshares.

Lexo edhe

Video

error: