Quni: LDK do të rikthehet fuqishëm më 17 tetor

Quni: LDK do të rikthehet fuqishëm më 17 tetor

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren përmbylli sonte fushatën, me synimin për të fituar në zgjedhjet e 17 tetorit kandidati i kësaj partie për kryetar komune, Anton Quni.

Në tubimin me simpatizantë të LDK-së, Anton Quni theksoi se kjo parti të dielën, ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, me besimin e qytetarëve do të rikthehet fuqishëm.

“Sot për zgjedhjet lokale po bëhen 75 ditë që po rrugëtojmë së bashku dhe po e kurorëzojmë me tubimin përmbyllës dhe pasnesër me rikthimin e fuqishëm të LDK-së. Mbi tri dekada në skenën politike patëm ngritje dhe rënie, shkëlqimet dhe zbehjet, por sot po rikthehemi fuqishëm, që është e vërtet ju jeni ushtria më e fuqishme e të gjitha kohërave, ushtria e Ibrahim Rugovës”, tha ai.


Kandidati nga LDK-ja Anton Quni tha se edhe në luftë dhe në paqe i dolën zot vendit për t’ia kthyer dinjitetin Kosovës. Për këtë ai tha se sot edhe një herë po e tregojmë kulturën dhe pjekurinë e tyre shtet-formues për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur.

“Ne i dolëm zot vendit edhe me çmimin e jetës, ne e rindërtuam Kosovën dhe ia kthyem dinjitetin. Në pozitë dhe opozitë i qëndruam afër të gjithë qytetarëve me nevojat dhe shqetësimet e tyre. Krijuam miqësi me botën demokratike, e cila na doli zot për lirinë demokratike dhe pavarësinë. Sot, ne edhe një herë po e tregojmë kulturën dhe pjekurinë shtet-formues për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur. Unë së bashku me 45 kandidatë që vijnë nga gjiri i juaj, kërkuam besimin tuaj që të qeverisim me Prizrenin”, tha ai.

Quni edhe gjatë ditës ka pasur disa aktivitete me simpatizantë të kësaj partie në Prizren.

Lexo edhe

Video

error: