Quni i kërkon Kurtit të ndryshojë mendje dhe ta shpëtojë qeverinë nga rrëzimi

Quni i kërkon Kurtit të ndryshojë mendje dhe ta shpëtojë qeverinë nga rrëzimi

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që gjatë orës së pauzës të tërheqë vendimin e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm dhe të shqyrtojë çështjen e taksës.

Quni ka premtuar se do ta marrë përsipër të bisedojë me kreun e partisë së tij dhe deputetët e LDK-së gjatë pauzës, nëse Kurti merr në konsideratë ofertën e Isa Mustafës për kthimin e Veliut në post dhe tërheqjen e taksës.

Gjatë fjalimit në seancën e jashtëzakonshme për votimin e mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë, Quni ka thënë se Kurti duhet të marrë parasysh ofertën e Mustafës dhe në këtë mënyrë të shpëtojë  qeverinë nga rrëzimi.

Ai i ka kujtuar Kurtit marrëveshjen mes partnerëve të koalicionit, ku ministrat do të mund të shkarkoheshin me konsultim paraprak me liderin e partisë.

Quni tha se ka qenë ndër ata persona që kanë punuar fuqishëm që të arrihet marrëveshja LDK-Vetëvendosje, madje ishte i autorizuar nga vetë Mustafa të shkojë në zyrën e Kurtit për të biseduar rreth marrëveshjes së koalicionit.


Deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët janë mbledhur sot për të votuar mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti kanë shkuar në pauze njëorësh për të vazhduar me debatin e pastaj votimin.

 

 

 

Lexo edhe

error: