Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Quni e pranon: Vjosa Osmani na ka përgjysmua

Quni e pranon: Vjosa Osmani na ka përgjysmua

Anton Quni i LDK-së e ka komentuar largimin e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike në T7.

Quni ka thënë se largimi i saj e ka dëmtuar LDK-në në atë masë, sa që iu janë përgjysmuar votat këtij subjekti politik.


“Jo që na ka lanë shejë, por e ka përgjysmu Lidhjen Demokratike të Kosovës. E ka humbur përgjysmë forcën e Lidhjes Demokratike”, ka deklaruar ai.

“Mund të them që ajo ka qenë më e zëshmja brenda takimeve të Kryesisë së LDK-së, ku duhej ta gjenim mënyrën për të mos ardhur deri te transformimi i qeverisë. Ajo nuk ka ndërruar qëndrim”, ka thënë tutje Ministri i Mbrojtjes në detyrë në Pressing.

“Ajo më këmbëngulësinë e saj, ajo thjesht, filloi të identifikohej si personalitet që tani fillon të krijojë favore për Lëvizjen Vetëvendosje. Pastaj filluan zëra brenda Kryesisë ku thuhej se Osmani është kundër interesave të kryesisë së LDK’së, derisa ne u sfiduam si anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm për të votuar për lirim e saj nga përgjegjësitë që i ka bartur në LDK”, rha ai.

Lexo edhe

Video

error: