QUINT-i kërkesë Qeverisë për tokën e Manastirit të Deçanit: Respektoni vendimin e Kushtetueses!

QUINT-i kërkesë Qeverisë për tokën e Manastirit të Deçanit: Respektoni vendimin e Kushtetueses!

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar sërish një deklaratë të përbashkët duke u shprehur të shqetësuar e duke kërkuar regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit, konform vendimit të Kushtetueses të vitit 2016.

“Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbesin të shqetësuar që përkundër nxitjes së vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga vetë gjyqësori i Kosovës, institucionet kosovare ende nuk e kanë zbatuar plotësisht regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016”, thuhet në deklaratë.


Sipas kësaj deklarate të shteteve të QUNIT-it, thuhet se moszbatimi i këtij vendimi minon zotimin për zbatim të sundimit të ligjit si dhe shihet si papërgjegjësi për konsolidim demokratik.

“Moszbatimi i këtij vendimi dhe vendimeve të tjera të gjykatës minon zotimin e qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektin e saj për gjyqësor të pavarur. Zbatimi i këtyre vendimeve paraqet përgjegjësi themelore demokratike të domosdoshme për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e ardhshëm euroatlantik. Edhe njëherë, e nxisim Qeverinë e Kosovës të lë anash mospajtimet politike, të përqafojë përgjegjësitë e saj demokratike dhe të zbatojë plotësisht të gjitha vendimet e Gjykatës”, përfundoi deklaratë.

Lexo edhe

Video

error: