QKUK: Mbi 2.000 koronarografi dhe 1.500 stentime nga fillimi i vitit
Lexohet për: 2 min.
311684718_425238623107179_3783277282740764863_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Mbi 2 mijë koronarografi dhe 1 mijë 500 stentime janë bërë nga fillimi i vitit, e deri më tani në QKUK. Këto shifra u bënë të ditura gjatë vizitës që ka bërë në Klinikën e Kardiologjisë, zëvendësuesja e Ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha bashkë me Arsim Berisha, zëvendësministër, kryesuesja  e bordit drejtues, Aida Rexhepi, Agreta Gashi anëtare dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi.

Në takim, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi ka paraqitur punën që po bëhet në klinikë dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të shërbimeve, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas Kamberit, klinika ka gjithsej 75 shtretër, 41 mjekë dhe 62 infermier/e që kanë bërë dhe po bëjnë punë të madhe, por nevojitet shtim i mëtejmë i kapaciteteve hapësinore dhe investime në aparaturë.

Dafina Gexha, zëvendësuese e ministrit të Shëndetësisë, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë përkrahje për investime në aparaturë mjekësore, por edhe për zhvillim dhe avancim të shërbimeve kardiologjike.

Ajo kërkoj që drejtuesit e klinikës, në bashkëpunim me Bordin Drejtues dhe menaxhmentin e ShSKUK-së,  të bëjnë planifikimet e nevojshme për aparatura dhe investime, projekte që do të përkrahen nga MSh-ja.  Mbështetje për Klinikën e Kardiologjisë ofroi edhe Bordit Drejtues dhe manxhmenti i ShSKUK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024