QKSS: Shpërndarje joadekuate e gradave në Policinë e Kosovës

QKSS: Shpërndarje joadekuate e gradave në Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës po përballet me shpërndarje joadekuate të gradave në departamentet e veta dhe disa departamente përballen me mungesa në plotësimin e pozitave me gradat adekuate, ndërsa departamente të tjera e kanë tejkaluar numrin e gradave të parapara në disa pozita. Kështu u tha nga raporti i nxjerr nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) i cili sot u publikua për Integritetin në Policinë e Kosovës.  

Plator Avdiu hulumtues në QKSS, tha se si sfida kyçe mbesin miratimi i legjislacionit shtesë për sinjalizim dhe ndryshimi i ligjit për deklarimin e pasurisë që ende nuk janë miratuar.

“Legjislacioni në Kosovë kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit mund të thuhet se është një legjislacion pak  a shumë i mirë megjithëse kohëve të fundit për shkak të zhvillimeve dinamike dhe politike ndoshta edhe mungesës së një angazhimi më të madh  nga institucionet qoftë nga Kuvendi ose Qeveria një pjesë e ndryshimeve të ligjeve ende nuk ka ndodhur. Këtu vlen të ceket ligji për deklarim të pasurisë që i jep kompetenca Agjencisë kundër Korrupsionit, dhe ligji i ri  që do bëhet apo do bëhen ndryshime në atë aktuale ende nuk janë bërë….Një problematik tjetër sa i përket parandalimit të korrupsionit është edhe çështja e sinjalizuesve ku legjislacioni sekondar ose aktet nënligjore ende nuk janë miratuar në këtë rast nga ministria e Drejtësi apo të paktën ato nuk janë bërë publike ende nëse janë miratuar apo jo. Një çështje tjetër sa i përket ligjeve që kanë të bëjnë edhe me Policinë e Kosovës janë dy ligje të reja ai për zyrtarët publik dhe ligji i pagave”, tha ai.

Hulumtues në QKSS, Shpat Balaj tha se ky raport del se plani për integritetin në Policinë e Kosovë aktualisht nuk është valid, pasi mbulon periudhën e viteve 2018-2019.

“Edhe plani organizativ i integritetit i ka konsideruar elementet e caktuara të aspektit organizativ të Policisë së Kosovës si potencialisht të cenueshme në lidhje me integritetin në këtë institucion. Fushat e ndryshme si menaxhimi i buxhetit, efikasiteti i mekanizmave të brendshëm të mbikëqyrjes përpunimi i ankesave kanë qenë subjekt i inspektimeve të institucioneve mbikëqyrëse  si inspektorati policor dhe Zyra Kombëtare e Auditimit dhe gjithashtu me vite me radhë Policia ka marrë rekomandime nga këto institucione në këtë aspekt. Madje aspektet organizative u bënë edhe arsye për shkarkim të ish drejtorit të Policisë së Kosovës ku sipas kryeministrit të Kosovës shkarkimi i tij erdhi për shkak të performancës jo të kënaqshme në udhëheqje, kontroll dhe mbikëqyrje të këtij institucioni. Sipas kryeministrit drejtori nuk ka arritur me i mbush disa prej objektivave të planit zhvillimor strategjik duke e vënë theksin në avancimin e burimeve njerëzore. Gjithashtu iu ka referuar edhe ndryshimit të organogramit që sipas tij është bërë në formë të jashtëligjshme, ndonëse ky organogram është miratuar nga ministri i atëhershëm i punëve të Brendshme” ,tha ai.

Balaj duke iu referuar raportit “Gjendja aktuale e integritetit në Policinë e Kosovës” tha se bartja e lëndëve prej viteve të kaluara po drejton për mosefikasitet në Divizionin të Standardeve Profesionale.


Ndërsa, shtoi se sfidat serioze mbesin edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, gjegjësisht Policia e Kosovës përballet me shpërndarje joadekuate të gradave në departamentet e veta dhe disa departamente përballen me mungesa në plotësimin e pozitave me gradat adekuate, ndërsa departamente të tjera e kanë tejkaluar numrin e gradave të parapara në disa pozita.

“Vërehet se është një numër shumë i lartë ose më shumë se gjysma e lëndëve që janë bartë prej viteve të kaluara që potencialisht tregon një mosefikasitet të DSP-së. Raportet e Inspektoratit Policor të Kosovës nga vitet e kaluara theksojnë trajtimin e ngadalshëm të lëndëve dhe për këtë mos efikasitet e atribuon tek mungesa e  burimeve njerëzore në këtë divizion por edhe interesimi i dobët i zyrtarëve policor për shkak të natyrës së punës. Edhe Komisioni i Brendshëm Disiplinor i ka trajtuar mbi 1mijë lëndë prej të cilave mbi 800j anë konsideruar si të pabazuara që edhe kjo potencialisht tregon se ka paqartësi dhe pasiguri në aspektin e procedurave  të raportimit dhe përpunimit të ankesave qoftë nga vetë zyrtarët policor edhe nga qytetarët…Organet mbikëqyrëse si IPK dhe ZKA për vite me radhë kanë hasur në parregullësi në shpërndarjen e gradave  në pozita të ndryshme, më saktësisht problem në këtë drejtim është mospërputhja e listës së autorizuar të personelit o cili është një dokument i brendshëm i Policisë së Kosovës që e mbështet organizimin e brendshëm të numrit të burimeve njerëzore në departament divizione dhe drejtorit të PK-së me numrin aktuale të burimeve njerëzore. Gjithashtu organet mbikëqyrëse kanë hasur edhe në  shpërndarjen e gradave ku kjo është bërë në mospërputhje me listën e autorizuar të personelit ku shumë zyrtar në grada të caktuara ka mungesa në pozita të caktuara  të gradave të caktuara ndërsa në disa njësi tjera  ka më shumë individë që mbajnë grada të caktuara se që është paraparë“, tha ai.   

Raporti thotë se në ti vitet  e fundit ka një trend të rritjes së buxhetit për institucionin e Policisë së Kosovës.

Drejtor i Divizonit  të Standardeve Profesionale,  Izet Azizi tha se Policia e Kosovës ka filluar ridraftimin e planit për fuqizimit të integritetit në këtë institucion. Ai tha se edhe plani operativ për menaxhimin e pandemisë i ka penguar ata që të merren me çështje që kanë pasur në proces përfshirë edhe planin për integritetin dhe rregulloren për integritet.

“Lëndëte viteve të kaluara i quajmë si lëndë të pezulluara dhe i pezullojmë në situate kur pritet vendim nga autoriteti gjyqësor. Nuk varet nga ne kur duam ta përfundojmë atë lëndë varet nga gjykata se kur do ta përfundoj dhe rrjedhimisht ato barten nga njëri vit në tjetrin…Drejtoria e Hetimeve të Brendshme ka pasur vështirësi në rekrutimin  e stafit ju e përmendet me të drejtë këtë dhe nuk ka pasur interesim të veçantë të njerëzve  për u marr me këtë punë për shkak të natyrës së punës sepse kanë me u marr me kolegët e vetë, kanë me i hetua kolegët e vetë  dhe kanë me i rekomanduar masat disiplinore prandaj kjo e ka vështirësuar punën dhe nuk na ka dhënë mundësi për një avancim çfarë dëshirojmë ne. Me strukturën e re ne kemi bërë një avancim në aspektin e gradimit të personelit për shkak se me strukturën e vjetër ne kemi pasur me gradën rreshter  tash me strukturën e re ata kanë me qenë togera është një avancim edhe në aspektin profesional por edhe kjo ka të bëjë me financa…Plani për fuqizimin e integritetit  është në fazën finale dhe vetëm ka me u trajtua në aspektin teknik edhe ka me iu prezantua drejtorit të përgjithshëm për nënshkrim”, tha ai.

Qendra Kosovarë për Studime të Sigurisë (QKSS) ka dhënë edhe disa rekomandime siç është i miratimit të legjislacionit plotësues në fushën e luftimit të korrupsionit dhe integritetit në polici, si dhe policia të jetë gjithëpërfshirëse sa i takon hartimit të plani të ri të integritetit dhe zbatimit të tij në praktikë.

Konferenca dhe raporti i publikuar nga QKSS u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit në Policinë e Kosovës” me mbështetje të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Lexo edhe

Video

error: