QKSS publikon raportin “Shkundja e miteve lidhur me tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse”

QKSS publikon raportin “Shkundja e miteve lidhur me tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse”

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin me temë “Shkundja e miteve lidhur me tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse”, i cili vë në pah procesin e tranzicionit të FSK-së nga një mandat i kufizuar i mbrojtjes civile në një mandat thjesht ushtarak.

Publikimi identifikon të arriturat e deritashme nga ky proces ku ndër të tjera konstaton zhvillimi i kë saj force është  duke ndodhur sipas dinamikës së paraparë.

Për më shumë, raporti gjen se tranzicioni si i tillë ka dëshmuar të  ketë  qenë një vendim i rëndomtë burokratik i institucioneve të Kosovës dhe se politizimi i tepërt i saj nga ana e Serbisë dhe disa vendeve skeptike doli të ishte i pabazuar.

Raporti analizon trajektoren e deritanishme të zhvillimit të FSK-së në forcë mbrojtëse e cila është  duke u zbatuar në  bashkë veprim me partnerët kyç bilateral të  Kosovës.


FSK është në vazhdën e validimit të kapaciteteve këmbësorike grupore, me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe kontributit në misionet e paqes jashtë vendit. Sfidat e saj në zhvillim janë më shumë si rrjedhojë e problemeve të brendshme strukturore se sa ato të karakterit politik.

Raporti argumenton në detaje zhvillimin e forcës deri në ditët e sotme dhe sfidon të gjitha argumentet e skeptikëve, të cilët pretenduan se procesi si i tillë ka dëmtuar dialogun me Serbinë dhe se forca është duke u ndërtuar në dëm të paqes dhe sigurisë.

Theksi vihet te krahasimi i rritjes së  armatimit në  rajon dhe aktivizimi i dilemës së  sigurisë  për vet faktin se Serbia vijon të  armatoset me armatim ofensivë përtej parametrave normale për një  rajon me ambicie integruese në  familjen evropiane.

Raporti përmbyllet me gjetjet që domosdoja e krijimit të një force me qëllime të mira, me mandat strikt defanziv, është në përputhje me interesat e partnerëve strategjikë të Kosovës dhe do t’i shërbejë vizionit afatgjatë  për arritjen e paqes dhe sigurisë në Ballkan.

Lexo edhe

Video

error: