QKRMT: Të mos kufizohet afati për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka përsëritur kërkesën që të mos kufizohet afati për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale.

Në tryezën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, organizatat e licensuara kanë folur për shqetësimet e të mbijetuarve dhe stigmën me te cilën po ballafaqohen.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti tha se nuk duhet të kufizohet afati për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

“Është shumë nevojshme që ky afat të mos kufizohet”, ka thënë ajo.


Drejtoresha e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahiraj u shpreh e zhgënjyer me afatin e caktuar.

Edhe drejtoresha e “Medica Kosova”, Veprore Shehu tha se ky afat nuk mjafton që gratë të sfidojnë mentalitetin të familjes dhe shoqërisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Në lidhje me këtë, kryetarja e Komisionit për te Drejtat e Njeriut, Duda Balje deklaroi se kufizimi dhe mënyra e funksionimit të komisionit janë probleme të mëdha.

Lexo edhe

Video