QKRMT lejohet të vizitojë institucionet korrektuese të Kosovës

QKRMT lejohet të vizitojë institucionet korrektuese të Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitilimin e të Mbijetuarve të Torturës, drejtoreshën ekzekutive, Feride Rushiti.

Me anë të kësaj marrëveshje, anëtarëve të QKRMT-së u lejohet që të vizitojnë Institucionet Korrektuese të Kosovës, në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi.


Ministrja Haxhiu falënderoi Rushitin për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e gjendjes në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe u dakorduan për bashkëpunime të mëtejme.

 

Lexo edhe

Loading...
error: